vizioni November 1, 2021

Çdo burrë mund të bëhet baba. Çdo burrë mund të krijojë jetën e vet. Por duhet dikush i veçantë që jetën që e jetojmë të ushqejë dhe formësojë me dashuri.

Babai i vërtetë nuk është ai që fiton shumë për të blerë dhurata të shtrenjta për gruan dhe fëmijët e tij ose për t’i marrë ato dy herë në vit për një pushim 10-ditor.

Babai i vërtetë nuk është ai që fiton para për shkolla private ekskluzive dhe ai që pa pro  blem paguan faturat.

Babai i vërtetë është ai që e kupton që familja vjen e para.

Një baba i vërtetë është ai që është gjithmonë atje për familjen. Ai që nuk largohet kur gjërat bëhen të vës htira. Ai që nuk heq dorë kur lindin pr obl*eme dhe nuk kthehet duke pretenduar se ka bërë gjithçka mundi por nuk arriti ta mbante familjen së bashku.

Ai është një idhull për familjen e tij dhe e di se nuk ka dashuri më të madhe për të sesa familja. Ai i inkurajon fëmijët të rriten dhe të bëhen versioni më i mirë i vetvetes.

Ai është më i lumtur kur fëmijët e tij janë të lumtur. Ai njeh këngëtarët, sportistët e tyre të preferuar, hobit etj.

Një baba i vërtetë, i përkushtuar është ai i cili është i gatshëm të bëjë kompromise dhe t’i sakrifikojë nevojat dhe dëshirat e tij, për hir të familjes. Ai i cili u mëson fëmijëve dashurinë dhe përkrahjen e pakushttë.

Një baba i vërtetë, i mirë, është ai që bëhet shembull se si duhet të trajtohet një grua. Ai i cili e trajton gruan me respekt, butësi, zemërgjërësi dhe dinjitet.

Një baba i vërtetë, i dashur, është i cili ua mëson fëmijëve rëndësinë e virtyteve të mirësjelljes, durimit, sinqeritetit dhe besnikërisë. Ai i cili nuk e gënjen as manipulon familjen e tij, apo dikë tjetër. Ai i cili i mëson fëmijët të ndërtojnë marrëdhënie të bazuara në besim dhe respekt.

Një baba i vërtetë është ai i cili ua mëson fëmijëve domethënien e sjelljes së dinjitetshme. Ai i cili asjëherë nuk u drejtohet fëmijëve të tij me shprehje përçmuese. Ai i cili asnjëherë nuk i lejon vetes ta humbë kontrollin në mënyrë që mund ta bënte familjen e tij të ndihej e kërc ënuar.

Një baba i vërtetë, i përkushtuar është ai i cili e vendos familjen në vendin më të rëndësishëm të jetës së tij. Ai i cili e di se nuk ka problem, diskutim apo tundim më të rëndësishëm se familja e tij. Ai që e di se nuk ka dashuri më të madhe e më të fuqishme se dashuria që ndjehet për familjen.

Një baba i vërtetë, i përkushtuar, është ai i cili shërben si model dhe frymëzim për familjen e tij. Ai i cili i inkurajon fëmijët e tij të punojnë me veten dhe të rriten si personalitete dhe profesionalisht. Ai i cili i mëson fëmijët të bëhen versioni më i miri i vetes.

Një baba i vërtetë është ai i cili i mëson familjes si ndihet lumturia dhe gëzimi i vërtetë. Ai i cili ndihet më i kënaquri kur fëmijët e tij janë të lumtur.

Një baba i vërtetë, i dashur, është ai i cili i di gjërat e preferuara të fëmijëve të tij. Ai që i di preferencat, gjërat që nuk iu pëlqejnë, ëndrrat dhe dëshirat e fëmijëve të tij.

Një baba i vërtetë, i kujdesshëm, është ai i cili asnjëherë nuk lejon që problemet ta vjedhin lumturinë e fëmijëve të tij. Ai i cili, pavarësisht se sa i pakënaqur është nga jeta e tij, asnjëherë nuk lejon që fëmijët e tij të ndihen njësoj.

Një baba i vërtetë është ai për të cilin fëmijët me krenari mund të thonë: “Ai është modeli im, shoku më i mirë, mentori im. Ai është babai im.”

Vërtet, të kesh një baba të këtillë është bekim.

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*