vizioni July 4, 2020

6 mënyra natyrale kundës rënies së flokëve

Sipas dermatologëve,humbja e 50-100 fije të flokëve është normale.Nga ana tjetër.humbja më e fortë e flokëve me shfaqjen e njollave tullac mund të jetë shenjë e alopecisë.Në ditët e sotme,të shohësh një burrë 30 vjeç tashmë tullac është e zakonshme.Kjo mund të jetë për shkak të stresit,dietës së dobët ose çrregullimeve hormonale.

 

Kështu ndodh me rënien e flokëve, duke shkaktuar një zëvendësim natyral të flokëve të rinj.

Ja disa mënyra se si të forconi flokët në mënyrë krejtësisht natyrale.

1.Vezët

Vezët janë të pasura me squfur,proteina dhe minerale.Ato përmbajnë selen,zink,hekur,jod dhe fosfor.Vezët janë veçanërisht të dobishme dhe efektive në promovimin e rritjes,veçanërisht kur kombinohen me vaj.

Si te përdorni

Përzieni një të bardhë të vezë me një lugë vaj ulliri.Aplikojneni përzierjen në lëkurën e kokës dhe flokët.Lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta,pastaj lani flokët.

2. Rozmarina
Rozmarina, në sajë të vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Kjo është një bimë fantastike, jo vetëm në kuzhinë! Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues, ndihmon rritjen e flokëve dhe kufizon rënien e tyre.

Si ta përdorni
Mjafton të përgatisni një locion me gjethe të thara rozmarine dhe disa pika vaj esencial rozmarine. Ky locion përdoret në baza ditore, spërkatet mbi flokë pas shamponit, duke ndihmuar me një masazh në lëkurë.

3.Hithra
Hithra është një bimë ideale për të forcuar flokët, duke i rigjeneruar dhe mineralizuar ato.

Si ta përdorni

Merrni disa gjethe të thara hithër dhe shtojini në një gjysëm litër ujë të vluar për një çerek orë, kullohet dhe lihet të ftohet. Shpëlahen flokët pas larjes me shampo apo kondicioner.

4.Hudhra dhe qepa

Squfuri përmison prodhimin e kolagjenit,i cili është thelbësor për rritjen.Hudhra dhe qepa janë të pasura me squfur,dhe për këtë arsye përdoren për të stimuluar rritjen e flokëve.

Si ta përdorni

Merrni 4 ose 5 thelb hudhre,shtypni dhe i përzieni me pak vaj kokosi.Ngroheni përzierjen për 2 ose 3 minuta dhe lëreni të ftohët.Aplikoni këtë kombinim në lëkurën e kokës dhe masazhoni butësiht.Për rezultate më të mira,përdoreni 2 deri 3 herë në javë.

5.Sherbela 
Shpesh humbja e flokëve është e lidhur me shëndetin jo të mirë të lëkurës, e cila pengon një rritje të shëndetshme dhe të bukur të flokëve. Gjithashtu, sherbela mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut në lëkurë e kokës.

Si ta përdorni

Lëreni sherbelën në një litër ujë të vluar për 15 minuta, kullojeni përmes një site, mundësisht jo prej hekuri, në mënyrë që të mos ndikojë në vetitë e bimëve. Përdoret si locion për shpëlarje pas shamponit.

6.Arrë kokosi

Një nga përbërësit më të dobishëm për flokë është arrë kokosi.Ky frut është shumë efektiv në luftimin e humbjes së flokëve dhe e bën atë të rritet.Qumështi i arrës së kokosit përmban shumë minerale;siq janë hekuri dhe kaliumi,proteina dhe yndyrna.Në aplikimin e rregullt,i bën flokët me rezistente dhe me volum.Vaji i arrës së kokosit është gjithashtu shumë i dobishëm për forcimin e flokëve,duke forcuar atë nga rrënja në majë.

Si ta përdorni

Përzieni pak qumësht kokosi me ujë dhe aplikojeni më shumë në zonat ku është e dukshme humbja e flokëve.Lërni tërë natën dhe lani flokët në mëngjes.Bëni këtë ilaq rregullisht për të ngadalësuar humbjen e flokëve

Leave a comment.

Your email address will not be published. Required fields are marked*